Nëpër mot të ftohtë, bashkatdhetarët tanë presin mbi katër orë në kufirin Kroaci-Slloveni

Bashkatdhetarët tanë që kaluan festat e fundvitit në Kosovë, po vazhdojnë të kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, ku jetojnë dhe punojnë, por ashti sikur edhe gjatë ardhjes edhe në të kthyer po vazhdojnë të kalojnë orë të tëra duke pritur në vendkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

Marketing

Një bashkatdhetar, i cili po kthehej në njërin nga shtetet e Evropës Perëndimore i ka dërguar Telegrafit një video nga pritja e gjatë në vendkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

Ai thotë se nëpër mot të ftohtë, janë duke pritur më shumë se katër orë në kufi, ku është krijuar kolonë e gjatë automjetesh, kurse vozitësit e revoltuar u bien borive.