Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe me pjesëtarë të personelit mjekësorë ushtarak në vend.
Filipçe njoftoi se një ekip i personelit mjekësorë ushtarak do të trajnohet në Norvegji, pas çka së bashku me kolegët norvegjezë do të shërbejnë në misionin e NATO-s në Afganistan “Mbështetja e Vendosur”.Nga pjesëmarrja e ekipit tonë mjekësor në mision do të përfitojë i gjithë sistemi shëndetësor publik, sepse ata do të zbatojnë njohuritë e fituara, por gjithashtu do t’ua transferojnë atyre specializantëve dhe studentëve në vend”, pohoi mes tjerash ministri Filipçe.
“Ky projekt është i rëndësishëm për të gjithë vendin sepse anëtarësimi në NATO nënkupton gjithashtu zhvillimin e ekipeve mjekësore për ndërhyrje të shpejtë.