Ish kryeministri Berlusconi shtrohet urgjentisht në spital, probleme me zemrën

Ish kryeministri ka shfaqur edhe më parë probleme serioze me zemrën.

Marketing

Ish-kryeministri Silvio Berlusconi është shtruar urgjentisht në spital në Monte Carlo për shkak të problemeve me zemrën, i tha mjeku i tij personal të enjten agjencisë së lajmeve ANSA të Italisë.

Alberto Zangrillo tha se e pa Berlusconin të hënën dhe tha se ai duhej transferuar menjëherë në një spital aty pranë sepse nuk mendoi se ishte e mençur ta sillte në Itali.

84 vjeçari më parë rezultoi pozitiv me Covid 19.

Ai drejtoi Italinë si kryeministër në qeveritë e viteve 1994-1995, 2001-2006, 2008-2011.