Shabani: Jo vetëm Gjeografia, do të revidohen të gjitha librat (Video)

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani, në një deklaratë për NMK-Post ka paralajmëruar revidimin jo vetëm të librit të Gjeografisë i cili ka përmbajtje skandaloze për preardhjen e popullit shqiptarë, por edhe revidimin e të gjitha librave të shkollave fillore dhe të mesme ku janë vërejtur lëshime të natyrave të ndryshme. “Dua të them se problemi është I trashëguar dhe libri i gjeografisë është nga viti 2015 dhe shumë ma herët kemi pasur kësij çështje . Kemi probleme përmbajtësore, në histori, gjerografi dhe në libra tjera. Kemi libra në gjuhën shqipe gjatë përkthimeve gabim dhe kjo çështje trashigohet vite me radhë, por kjo nuk do të thotë që në të ardhmen do të zbulohen skandale tjera në librat tjerë. Për t’i menajuar njëherë e përgjithmonë këto çështje, ne si ministri Arsimit tentojmë që njëherë e përgjithmonë të revidohen” ka deklaruar Shabani për NMK-Post. Në vazhdim ai ka thënë se është tentu me komisione të përkohshme në të kaluarën të zgjidhet ky problem por nuk ka pas aspak sukses, edhe pse ingerencat nuk i ka vetëm MASH, por I ka edhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit.
“Gjitha librat e arsimit fillor do të jenë në rividim por rividim u duhen edhe librave maqedonase, siç e dini shteti i Maqedonisë ka obligime me shtetin Grek, tash edhe me Bullgarinë. Edhe ne si shqiptarë në këtë process duhet t’i revidojmë edhe çështjet e problemeve gjuhësore. Shumë shpejt gjatë pranverës byroja e zhvillimit të arsimit kur të fillojë ta realizojë koncepcionin e ri për arsimin fillor për përgatitjen e plane programeve të reja, ndërsa faza e tretë do të jetë për përgatitjen e materialeve për ata lëndë, kur do hapet konkurs, do aplikojnë njerëz profesionalist, secili në sferën e vetë në mënyrë përmbajtësore dhe shpresojmë që t’i eliminojmë këto çështje. Kjo është proces sepse janë grumbullu shumë probleme disa vjeçare dhe do të tentojmë që t’i menjanojmë” ka deklaruar Shabani.
Deklarata e plotë:

Marketing

blob:https://www.facebook.com/a2f64c3d-c8bd-4b8d-bbb4-8b3af7729258

Sa e shifni dje pardje dhe sot është aktuale çështja e skandalit e radhet em librat shkollore te nxensve shqiptar. Ky nuk është skandali i parë, pasi që ky nuk është skandali i parë, raste të tilla kemi pas shumë here, varësisht prej situate dhe kush i zbulon. Situata më e keqe është se kohë pas kohe i publikojnë dhe duheshte që të zbuloheshte ma shpejt gjitha këto skandale gjitha këto keqpërdorime edhe t’i shikojmë njëherë e përgjithmonë sa probleme kemi. Dua të them se problemi është I trashëguar dhe libri i gjeografisë është nga viti 2015 dhe shumë ma herët kemi pasur kësij çështje . Kemi probleme përmbajtësore, në histori, gjerografi dhe në libra tjera. Kemi libra në gjuhën shqipe gjatë përkthimeve gabim dhe kjo çështje trashigohet vite me radhë, por kjo nuk do të thotë që në të ardhmen do të zbulohen skandale tjera në librat tjerë. Për t’i menajuar njëherë e përgjithmonë këto çështje, ne si ministri Arsimit tentojmë që njëherë e përgjithmonë të revidohen. Eshtë tentu me komisione të përkohshme në të kaluarën por sa e shohëm nuk kanë pas aspak sukses, edhe pse ingerencat nuk i ka vetëm MASH, por I ka edhe byroja për zhvillim e arsimit. Gjitha librat e arsimit fillor do të jenë në rividim por rividim u duhen edhe librave maqedonase, siç e dini shteti i Maqedonisë ka obligime me shtetin Grek, tash edhe me Bullgarinë. Edhe ne si shqiptarë në këtë process duhet t’i revidojmë edhe çështjet e problemeve gjuhësore. Shumë shpejt gjatë pranverës byroja e zhvillimit të arsimit kur të fillojë ta realizojë koncepcionin e ri për arsimin fillor për përgatitjen e plane programeve të reja, ndërsa faza e tretë do të jetë për përgatitjen e materialeve për ata lëndë, kur do hapet konkurs, do aplikojnë njerëz profesionalist, secili në sferën e vetë në mënyrë përmbajtësore dhe shpresojmë që t’i eliminojmë këto çështje. Kjo është proces sepse janë grumbullu shumë probleme disa vjeçare dhe do të tentojmë që t’i menjanojmë