Nis vendosja e tabelave edhe në gjuhën shqipe (Foto-Video)

Pa humbur kohë,ashtu siç u paralajmërua dy ditë më parë, ka nisur tashmë vendosja e tabelave edhe në gjuhën shqipe informon Tetovasot.
Një ditë më parë drejtori i NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi nënshkroi vendimin .Konfirmimin e bëri të dielën drejtori i NP Rrugët Shtetërore e Maqedonisë së Veriut Bekim Memeti i cili gjatë kryerjes së funksionit ka realizuar edhe shumë projekte infrastrukturore në shumë zona shqiptare.

Marketing

Tabelat në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut nuk do jenë më vetëm në gjuhën maqedonase por do të jenë të shënuara edhe në shqip  .E gjitha kjo në një koordinim mes NP “Rrugët Shtetërore” dhe NP “Rrugët e Maqedonisë  së Veriut”.

Ky është një veprim i koordinuar mes institucioneve ndërsa do të vazhdojë të realizohet në gjithë vendin.

E gjithë kjo veprimtari ka filluar prej sot ndërsa do vazhdojë deri në realizimin e plotë në çdo cep të shtetit .
Ndryshe dje Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut “Bekim Memeti deklaroi me këtë rast se te gjitha tabelat do të vendosen në gjuhën shqipe në gjithë territorin e republikës së Maqedonisë së Veriut  .

https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2021/02/received_413007720004983.mp4?_=1