16 vjeçarin nga Ferizaj po e kërkon Roma dhe Benfica

Futbollisti nga Kosova Donart Lubishtani, që luan aktualisht tek klubi italian Chievo U19-të, është duke u kërkuar nga ekipe të mëdha evropiane. Këto lajme për 16 vjeçarin vijnë nga mediumet suedeze.

Marketing

Fotbolldirekt.se’ shkruan se Lubishtani po kërkohet nga klubi i famshëm italian Roma, si dhe nga gjiganti portugez Benfica.

Së fundmi, mbrojtësi i krahut të majtë është duke stërvitur me ekipin e parë të Chievo, kurse është pjesë edhe e ekipit të Kosovës U16-të.

Më herët, djaloshi me prejardhje nga Ferizaj, ka luajtur në Suedi, për të rinjtë e ekipit Malmo.