Gjatë mbrëmjes, policia ka realizuar aksion të madh në Veleshtë të Strugës.
Siç mëson TV21, gjatë aksionit janë arrestuar vëllezërit Bojku.
Njëri nga vëllezërit është kërkuar për mbajtjen e dënimit me burg prej 21 vjetësh, kurse tjetri për armëmbajtje.
Dy vëllezërit janë bijtë e Dilaver Bojkut, i cili para disa vjetësh u mbyt në Strugë.
Dilaveri u mbyt në mënyrë mizore, duke u sulmuar në shpinë, ndërkaq ende nuk dihet se kush e bëri aktin.