Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha ka ftuar diasporën që të regjstrohet.
Në thirrjen e tij, Hoxha tregon se pse regjistrimi është i rëndësishëm.
“Statistikat janë baza mbi të cilën varet shpërndarja e buxhetit, investimet kapitale, subvencionet, ligji për përdorimin e gjuhës shqipe dhe perspektiva jonë”, tha në thirrjen e tij Hoxha./
Regjistrimi i diasporës ka filluar më 1 mars, ndërkaq pritet të përfundojë më 21 prill.
Mërgimtarët, mund të vetëregjistrohen nëpërmjet ueb faqes “census.stat.gov.mk”.