Kovid 19 RMV/ 37 të vdekur, 301 raste të reja. Shërohen 1.091pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.431 teste të kryera janë regjistruar 301 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.091pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 37 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 135.167 raste, prej të cilëve 110.388 janë shëruar, kurse 3.977 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 20.802 raste aktive me virusin korona.

Marketing