Trajneri i Llapit, Batatina: Ishim të lodhur, duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës

17:11 | 11 Prill 2021

Marketing

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është deklaruar pas humbjes ndaj Dritës.

Llapi u mposht në “Zahir Pajaziti” me rezultat 2 – 4, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Batatina tha se ndeshja kundër Prishtinës ndikoi që lojtarët të ishin të lodhur dhe që tani duhet të mendojnë për ndeshjen e radhës.

“Mendoj se kemi parë një Llap krejt tjetër në pjesën e parë, kemi shënuar dy gola dhe si skuadër e kemi rrezikuar  Dritën. E dija që do të ishte e vështirë, por ne ishim të lodhur nga ndeshja me Prishtinën”.

“E kuptoj rëndësinë e ndeshjes, skuadra si Prishtina, Ballkani, Drita dhe Llapi kur japin maksimumin në një ndeshje, kanë probleme në ndeshjen tjetër. Ky është futbolli, duhet të mendojmë për lojërat e radhës”, u shpreh ai.

Llapi momentalisht renditët në pozitën e shtatë me 33 pikë./Lajmi.net/