Fauci: SHBA-ja do t’i dhurojë vaksinat e tepërta

SHBA-ja do t’ua dhurojë vaksinat e tepërta antiCOVID-19 vendeve që kanë nevojë për to, tha sot virologu amerikan Anthony Fauci, këshilltari i presidentit për Çështjet Shëndetësore.

“Sapo të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë tonë, ne do të konsiderojmë seriozisht që t’i dhurojmë vaksinat tona të tepërta në vendet që kanë nevojë për to”, deklaroi Fauci.

“Shumë nga kombet europiane kanë burime të mjaftueshme, për këto donacione u referohemi vendeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta”, shtoi ai.

Marketing

Fauci sqaroi se “tani për tani, SHBA nuk ka vaksina të tepërta, por ne do t’i kemi ato” duke theksuar se ato do të shkojnë për vendet në nevojë, europiane ose jo.