Shërimi pas një ndarje nuk është aspak i lehtë. Nëse të harronit dikë që doni do të ishte e thjeshtë, miliona këngë, libra të ndihmuar veten pas ndarjes, piktura dhe poezi të panumërta nuk do të ekzistonin. Por ndërsa dhimbja e ndarjes është universale, për fat të mirë, nuk është e përjetshme. Por saktësisht sa kohë duhet për të lënë pas një lidhje? Dhe a do të bëhen gjërat më mire ndonjëherë?
Sipas Maria Sullivan, Eksperte e Takimeve e Dating.com, duhet të dini një gjë: Nuk ka një kohë të caktuar që do t’ju duhet për të harruar dikë dhe “rregulli 21 ditor” – një teori që thotë se zakonisht do të filloni të ndiheni më mirë pas rreth 3 javësh – nuk funksionon për të gjithë.
E dimë, kjo nuk është një përgjigje ngushëlluese kur jeni duke vuajtur largimin e dikujt që me të vërtetë e donit. Por Sullivan dhe disa ekspertë të tjerë të marrëdhënieve mund t’ju ndihmojnë me disa këshilla për ta kaluar sa më lehtë një periudhë të tillë.
E para dhe më e rëndësishmja: Mos vendosni një afat kohor se kur duhet ta keni kaluar ndarjen
“Fatkeqësisht, nuk ka asnjë ekuacion matematikor për të llogaritur një afat të caktuar kohor për t’u rikuperuar nga thyerja e zemrës”, thotë Amiira Ruotola, bashkëautore e “It’s Called A Breakup Because It’s Broken”. Cori Dixon-Fyle, themelues dhe psikoterapist në Thriving Path pajtohet që nuk duhet t’i bëni presion vetes që të ndihet më mire pas një kohe të caktuar. “Për të ecur përpara, duhet t’i jepni vetes leje për t’u pikëlluar.”
Jepini një pushim vetes nëse jeni ende i dashuruar
Nëse jeni dashuruar me dikë që ju ka tradhtuar ose jeni të mërzitur sepse dikush nuk po u përgjigjet ndjenjave tuaja, mund të pyesni veten pse jeni kaq të mërzitur. Ashtu siç nuk ka një afat të caktuar kohor për t’u rikuperuar nga fundi i një marrëdhënieje, kur bëhet fjalë për romancën, nuk ka rregulla për atë që duhet dhe nuk duhet të ndjeni. “Merrni kohë për të përqafuar ndjenjat tuaja”, thotë Sullivan. “Është në rregull të jesh e trishtuar, e inatosur, e zhgënjyer, madje edhe të mendosh gjatë për personin. Lëreni veten të ndiejë emocionet. Nëse e bëni, do të jetë më lehtë të lëvizni përpara dhe të shëroheni.”
Çdo marrëdhënie është e ndryshme, kështu është edhe çdo ndarje
“Gjatësia e kohës që duhet për ta lënë pas dikë varet nga sa i integruar ishte partneri juaj në jetën tuaj dhe çfarë e shkaktoi ndarjen”, thotë Dixon-Fyle. “Në varësi të thellësisë së marrëdhënies tuaj, mund të ndjeni sikur jo vetëm që po humbni ish-in, por edhe një pjesë të identitetit tuaj.”
Pse po zgjasin kaq shumë për t’u zbehur ndjenjat?
“Nëse keni qenë së paku për një vit e lidhur, jepini vetes të paktën një vit kohë për ta marrë veten”, thotë Dixon-Fyle. Ajo thotë se shumica e njerëzve duhet të kalojnë nëpër të gjitha ngjarjet ngacmuese që mund të ndodhin në vitin e parë pas ndarjes – nga ditëlindjet, përvjetorët dhe festat. “Lejoni veten të qani”, thotë ajo. Për fat të mirë, ka mënyra për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ndihmuar procesin.
Për të ecur para, përpiquni të ndaloni romantizimin e marrëdhënies
“Pjesa më e vështirë për të kapërcyer një marrëdhënie shpesh nuk është humbja e personit, por humbja e fantazisë së asaj që keni menduar se mund të ndodhë”, thotë Dr. Juliana Morris, terapiste e martesës dhe marrëdhënies. Ndërsa është e natyrshme që pas një ndarjeje të jetoni në ëndërr, Ruotola paralajmëron, “Mos u fikso me pyetjet ‘pse’ dhe ‘po sikur’.” Në fakt, gjëja e parë që ajo i thotë kujtdo që ka nevojë për ndihmë për të harruar një ish, është të shmangë dëshirën për të rishkruar historinë tuaj së bashku: “Nëse do të ishit kaq mirë së bashku, ndoshta do të ishit së bashku!” argumenton ajo.
Pavarësisht nga dhimbja, respektoni atë që keni pasur
Sa më shumë që të dëshironi ta keqtrajtoni ish-in tuaj, kjo nuk do t’ju ndihmojë të ecni përpara. Sipas Morris, kur çlirohesh nga dhimbja dhe inati, mund të kalosh në lumturi. Ajo preferon ta konsiderojë një ndarje si një marrëdhënie “të plotësuar”, dhe jo si një “të dështuar”. “Nëse ishit mjaft të ndjeshëm për të ndjerë dashuri dhe për të dhënë dashuri, atëherë nuk ishte një dështim,” thotë ajo. “Marrëdhënia ju shërbeu aq sa ju duhej dhe tani është koha për të ecuar përpara.”
Kuptoni që jeta mund të jetë edhe më e mirë se më parë
Tani që jeni të lirë nga marrëdhënia dhe personi, gjeni kohë për të rishikuar jetën tuaj. “Një ndarje është një mundësi e pabesueshme për rishpikje”, thotë Ruotolo, i cili sugjeron “të përqendrohesh në riformimin e jetës tënde për të qenë personi që dëshiron të jesh”. Regjistrohui në një kurs, ose kaloni kohë me miqtë ndërsa eksploroni përfitimet e të qenit beqar. Morris thotë se: Sapo ta pranoni se kishte pjesë të marrëdhënies që nuk po funksiononin për ju, kjo do t’ju ndihmojë të ecni përpara. Për të qëndruar pozitivë, Morris sugjeron të krijoni një listë të gjërave nga e kaluara juaj së bashku që do të bëjë të ndihesh mirë që ka mbaruar.
Nëse është e mundur, qëndroni larg. Virtualisht dhe në jetën reale …
“Rregulli më i thjeshtë, por më i vështiri për t’u ndjekur është të kesh sa më pak kontakte me ish-in tënd”, thotë ekspertja e marrëdhënieve Kelli Miller. Sigurisht që kjo nuk është gjithmonë e realizueshme nëse keni grupe të përbashkëta miqsh ose nëse keni fëmijë që ju lidhin. Në atë rast, injorojeni këtë pjesë. Por nëse është e mundur të distancoheni, ajo rekomandon ta bllokoni ish-in nga të gjitha mediat sociale dhe t’u thoni miqve tuaj të mos japin asnjë informacion. Në fakt, ajo sugjeron të bëni një pushim nga mediat sociale krejtësisht.
Por mos u fsheh
Ju mund të ndiheni të vetmuar pa ish-in në krah, por kjo është një arsye e madhe për të mos qenë vetëm. “Rrethohuni me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe që ju kujtojnë se të mrekullueshëm jeni”, thotë Morris. Edhe nëse nuk ju pëlqen të dilni, telefononi miqtë që ju bëjnë të buzëqeshni. “Vetëm të dëgjosh njerëz të tjerë që flasin për ditën e tyre mund të ndihmojë në largimin e mendjes nga gjërat”, thotë ajo.
Po, do ta harroni atë përfundimisht
A flet mamaja juaj akoma për të dashurin e saj në kolegj? A është ndoshta akoma e dashuruar me të? Me siguri jo. E vërteta është se çdo marrëdhënie e ngushtë ndikon në jetën tonë. “Marrëdhëniet tona na ndihmojnë të zhvillohemi dhe të rritemi”, thotë Suzann Pileggi Pawelski, bashkëautore e “Happy Together”, të cilën e shkroi me burrin e saj James Pawelski. “Në një kuptim, partnerët tanë të mëparshëm janë gjithmonë një pjesë e jona.” Pileggi Pawelski shpjegon se ne mësojmë nga secila marrëdhënie dhe jemi në gjendje të marrim vetëm gjërat pozitive që na ndihmojnë të rritemi si njerëz. Pra, ndërsa mund ta ndjeni zemrën të thyer tani, mos harroni, kur të jeni gati, do të dilni nga kjo ndarje edhe më të fortë, më të mirë, më të lumtur.