Para lamtumirës së fundit, Mbretëresha publikon foton e preferuar me Princin Philip

Pallati Buckingham ka ndarë një fotografi prekëse të Mbretëreshës me burrin e saj, vetëm disa orë para se ajo t’i japë lamtumirën e fundit burrit të saj prej 73 vjetësh. Fotoja është realizuar në Malësinë Skoceze, ku ata shihen të lumtur dhe të relaksuar.

Gjatë jetës së tyre ata kanë preferuar të kalojnë shumë kohë duke ecur dhe duke shkuar nëpër piknikë, ndaj është një nga imazhet e preferuara të mbretëreshës. Fotografia është bërë nga nusja e tyre Kontesha e Wessex në 2003 gjatë një prej pushimeve verore.

Mbretërësha zgjodhi ta shpërndajë këtë foto para varrimit të sotëm.

Marketing

Mbretëresha do t’i thotë një lamtumirë private Princit Philip para se arkivoli i tij të largohet nga Kalaja Windsor për varrimin e sotëm. Burimet thonë se ajo ka qenë ‘mishërimi i dinjitetit’ këtë javë ndërsa merret me humbjen e burrit të saj, ka këmbëngulur që të nënshkruajë personalisht përgatitjet e fundit për shërbimin e orës 15:00.