Arrestohen 14 të dyshuar të DEASH-it në Stamboll

Forcat turke të sigurisë arrestuan 14 shtetas të huaj për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH, theksoi një zyrtar i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njësitë antiterroriste bastisën paralelisht tetë adresa në katër distrikte të Stambollit dhe bënë arrestimet, tha zyrtari.

Dokumente të ndryshme u konfiskuan po ashtu nga njësitë e sigurisë.

Marketing

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in një grup terrorist.

Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.​​​​​​​



.. .