Sipas të dhënvae të fundit epidemiologjike nga Ministria e Shëndetësisë, sistemi shendetësor në shtetin helen mbetet nën presion. Sot, e shtunë 8 maj, janë konfirmuar 2.461 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët katër prej tyre janë raste të importuara.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 737 (62.0% burra). Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç.
83.7% kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë 68 pacientë kanë humbur betejën me jetën.
Numri total i rasteve, që prej fillimit të pandemisë shkon në 360.577, nga të cilët 51.2% janë burra. Numri total i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 10.978 jetë të humbura, që prej marsit të 2020-ës.