13:49 | 22 Maj 2021
13:49 | 22 Maj 2021
Karateistja nga Kosova, Fortesa Orana, u mund në luftën për medaljen e bronztë nga grekja, Elena Chatziliadu.
Orana mori pjesë në kategorinë 68 kilogramë, në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë, raporton lajmi.net.
Vendi i pestë në Evropian, vlerësohet sukses i madh për Fortesën, e cila shfaqi formë të lartë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Nga ky Evropian medaljen e vetme për Kosovën e fitoi karateisti Herolind Nishevci, i cili fitoi medalje të bronztë./Lajmi.net/