Izraeli do të kërkojë lirimin e ushtarëve në shkëmbim të rindërtimit të Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Benny Gantz tha se rindërtimi i Rripit të Gazës do të kushtëzohet me arritjen e një zgjidhjeje për kthimin e ushtarëve të zhdukur në territorin palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne duhet të kushtëzojmë zhvillimin dhe rindërtimin (në Gaza) jo vetëm me një qetësi, por edhe me kthimin e trupave të ushtarëve dhe civilëve që mbahen peng në Gaza”, tha Gantz në një intervistë për kanalin izraelit KAN.

Në prill 2016, grupi palestinez i rezistencës Hamas tha se kishte marrë katër ushtarë izraelitë të zënë rob ndërsa nuk zbuluan identitetet e tyre përveç Oron Shaul, një ushtar izraelit i zhdukur që nga ofensiva izraelite e vitit 2014 në Gaza.

Marketing

Gantz tha se pas ofensivës së fundit izraelite në Gaza, tani kishte është një shans për të çuar përpara çështjen e ushtarëve të zhdukur izraelitë.

Ministri i Mbrojtjes tha se Izraeli do të ndryshojë politikën e saj ndaj Gazës, duke u kundërpërgjigjur ashpër ndaj sulmit me raketa ose balonave ndezëse nga territori bregdetar.

Gantz tha se udhëheqësit e lartë të Hamasit, duke përfshirë kreun e krahut politik të grupit në Gaza, Yehya Sinwar, dhe komandantin e krahut ushtarak të grupit Mohammad Deif janë ende objektiva të eliminimit për Izraelin.

Të premten, me ndërmjetësim të Egjiptit u arrit një armëpushim midis grupeve të rezistencës palestineze dhe Izraelit, duke i dhënë fund luftimeve 11-ditore.

Të paktën 248 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, kurse mbi 1.900 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Dymbëdhjetë izraelitë gjithashtu janë vrarë nga raketat palestineze nga Rripi i Gazës.



. .