Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka dekluar se masakra elektorale e 25 prillit po vijon të ekzekutohet hapur dhe në KAS.
Ai thotë se LSI bëri publike fakte se si në 24 kuti të Beratit u evidentuan 115 shkelje të rënda të cilat e bënin procesin të pavlefshëm, por KAS vendos ndryshe.
Braimllari thekson se çdo institucion po hesht, por LSI nuk do të ndalet në zbardhjen e së vërtetës.
STATUSI NGA ENDRIT BRAIMLLARI
25 Prilli një masakër e vërtetë elektorale e cila nisi para 25 Prillit, u ekzekutua me 25 Prill dhe vazhdon hapur në sy të gjithë shqiptarëve në KAS.
Edi Rama përgjegjësi kryesor i dhunimit të votës, intimidimit të qytetarëve dhe lidhjes me strukturat kriminale.
LSI ka bërë publike fakte konkrete se si në 24 kuti në Berat janë evidentuar 115 shkelje të rënda duke e bërë të pavlefshëm proçesin.
Kemi bërë denoncime për drejtues të Rilindjes që shkelin hapur ligjin duke përdorur administratën publike në fushatë,
Emërime jashtë çdo norme ligjore në kundërshtim me kodin zgjedhor të kryetarëve të Bashkisë përfaqësues të Rilindjes gjatë fushatës.
Subjekte të OFL jo vetëm i përdorën në fushatë por dhe i emeruan në administratë publike.
Përdorimin e çdo aseti shtetëror në funksion të përfaqësuesve të Rilindjes.
Policia e shtetit organizatë e Rilindjes në funksion të manipulimit të zgjedhjeve.
Grupet e strukturuara kriminale u përdorën gjerësisht me një mision të vetëm goditjen e drejtpërdrejt të LSI.
Në kutitë e votimit u gjetën me shumë fletë votimi se votues.
Shtetas të cilët votojnë më shumë se një herë në të gjithë qarqet e vendit.
Komisionet e votimit marrin me pak flet votimi dhe dorëzojnë më shumë flet votimi kur mbyllet proçesi.
Vendimi antikushtetues i Rilindjes për t’i hequr të drejtën e votës mijëra qytetarëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Të faktuara me video numërues të Rilindjes që përdorin stilolapsa dhe nxjerrin të pavlefshme fletët e votimit.
Këto janë fakte konkrete të masakrës zgjedhore të 25 Prillit.
Ku çdo instuticion po hesht dhe nuk po zbardh të vërtetën.
LSI nuk do të ndalet në zbardhjen e të vërtetës se kësaj masakre zgjedhore.