Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sonte në Ohër nën moton: “Është urtësi të keni raporte me fqinjët, por fitorja e vërtetë është t’i keni miq”, e lançoi iniciativën e re rajonale “B6” dhe ishte nikoqir i natës së parë jo formale të Ministrave të Punëve të Jashtme nga rajoni dhe përfaqësuesit e tyre.
“Qëllimi që të vendoset format “B6” format në takimet e Ministrave të përgjegjës për Punët e Jashtme ishte që të jepet kontribut drejt thellimit të bashkëpunimit dhe lidhjeve mes nesh në fushën e integrimeve evropiane dhe sferat tjera të interesit të përbashkët. Që të mund të shfrytëzojmë përfitimet nga dialogu i përforcuar politik midis BE-së dhe BP-së, duhet të intensifikojmë koordinimin mes nesh për fushat e interesit të ndërsjellë”, theksoi Osmani.
Ministrat tjerë dhe pjesëmarrësit përshëndetën formimin e formatit B6, duke e karakterizuar si kornizë frytdhënëse për koordinimin mes vete. Është sjellë përfundim, që të takohen joformalisht në intervale të rregullta kohore- së paku një herë në semestër, duke pretenduar që të flasin me një zë si rajon kundrejt BE-së.
Osmani e inicoi nisjen e platformës joformale për bashkëpunim politik- Ballkani 6 (B6), në format të Ministrave për Punë të Jashtme, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe lidhjet mes vendeve nga rajoni në fushat e interesit të përbashkët. Takimi, i cili duhet të avancohet në forum për komunikim më të thjeshtë, të shpejtë dhe direkt në mes Ministrave për Punë të Jashtme nga rajoni, do të jetë i ngjashëm me forumet në kuadër të vendeve evropiane, siç janë C5 dhe V4.