Është rrituar ndjeshëm numri i infekimeve me Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndëtësisë raporton se janë regjistruar edhe 72 raste të reja nga 58 që ishin ditën e djeshme ndërsa nuk është raportuar asnjë viktimë.
Ndërkohë që gjatë kësaj kohe janë shëruar 17 persona.
Deri tani në Kosovë, 108 mijë e 131 persona janë regjistruar si të infektuar me COVID-19./