Ganiu dhe Çairi nderojnë dëshmorët e kombit

Në 20 vjetorin e vrasjes së ushtarëve të lirisë Lefter Koxhaj -Komandant Teli, Arben Bajrami, Abaz Beqiri, Ndriçim Koxhaj, Pajtim Roci dhe Adem Hasani, sot bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Haraçinë, bashkë me familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, përfaqësues të SHVL-së, si dhe zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Nazim Bushin.

Marketing

Këta dëshmorë do t’i përkujtojmë sot e përjetë, sepse dëshmuan se asgjë nuk është më e shtrenjtë se liria e kombit tonë.

LAVDI të gjithë dëshmorëve sot dhe për çdo ditë!