Zjarrfikësit Vullnetarë “Bajram Miftari, inkuadrohet në shuarjen e flakëve të zjarrit në fshatrat e Komunës së Sarajit

Ekipi i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari”, që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit, tani disa ditë po përballet me shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin. Ndërsa, sot heronjtë tanë, që nga orët e paradites janë inkuadruar në shuarjen e flakëve të zjarrit në fshatrat e Komunës së Sarajit, Bukoviç dhe Raoviç.
Aksioni i sotëm është ndërmarrë pas kërkesës së Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për të intervenuar në zonat e përfshira nga flakët.
Përkujtojmë, se Komuna e Çairit dhe SHZV “Bajram Miftari” janë gjithmonë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar rajonet e përfshira nga katastrofat natyrore.

Marketing