​Në vend të vaksinës kundërCOVID-19, rreth 8.600 gjermanë morën tretje fiziologjike

Autoritetet në Gjermaninë veriore u bënë thirrje rreth 8.600 njerëzve që të marrin përsëri vaksinën kundër COVID-19, pasi policia përcaktoi se një infermiere e Kryqit të Kuq u kishte dhënë atyre një tretje të thjeshtë fiziologjike në vend të vaksinës.

Infermierja dyshohet se u ka injektuar njerëzve tretje fiziologjike në pranverën e hershme në vend të një doze të vaksinës në qendrën e vaksinimit në Friesland, në landin gjerman të Saksonisë së Poshtme, raporton Reuters.

“Unë jam plotësisht i tronditur nga ky episod,” shkroi një këshilltar lokal në faqen e tij në Facebook.

Marketing

Reuters thekson se, megjithëse tretja fiziologjike është e padëmshme, shumica e njerëzve që u vaksinuan në Gjermani në mars dhe prill, kur supozohet se infermierja bëri zëvendësimin, ishin njerëz të moshuar, në rrezik për të marrë një formë të rëndë të COVID-19.

Motivi i infermieres nuk dihet, por ajo shprehu dyshime për vaksinat në postimet në rrjetet sociale, njoftoi policia.

Ende nuk dihet nëse e dyshuara është arrestuar apo akuzuar, por sipas shërbimit publik gjerman NDR, rasti i saj iu dorëzua një njësie speciale që heton krimet e motivuara politikisht.

WWW.AKTUALE.MK