Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ka dhënë edhe një lajm të mirë nëpërmjet profilit të saj në Facebook për të gjithë banorët e rrugës 116 në Tetovë. Është asfaltuar rruga dhe tani qytetarët mund të lëvizin lirshëm.
“Mbaroi asfaltimi i rrugës “116” në Tetovë”, ka shkruar kryetarja Arifi.
“Paralelisht realizuam edhe kanalizimin atmosferik në gjatësi prej 230 metra”, është shprehur znj. Arifi
Vlera e përgjithshme e projektit është 4.2 milion denarë.