Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, arrestohen 9 persona në Tiranë

Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia ka bërë me dije se të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale duke filluar nga vjedhja e drejtim automjeti pa patentë.

Marketing

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe një 26 vjeçar, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasit S. E dhe R. E (babë e bir).

Njoftimi i plotë;

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrugën “Kosova” Kamzë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Xhevahir Palushi., 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar më 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë.

Ky shtetas, në vitin 2016, dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë një dyqan në Kamzë.

Ndërkohë, nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me DVP Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. A., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Vlore ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.  Ky shtetas ka tentuar të vjedhë me dhunë një pikë këmbimi valutor.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases A. H(N)., 29 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., 35 vjeç, pasi ka vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit I. J.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, të shtetasit A. H., 25 vjeç, pasi u konstatua brenda shtëpisë të shtetasit R. K.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

N.D., 34 vjeç, i cili u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

P.D., 40 vjeç, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Më datë 11.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin L. A., 26 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasit S. E dhe R. E (babë e bir).

Më datë 11.08.2021, gjatë natës, në rrugën “Komuna e Parisit”, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende me vlerë në banesën e shtetasit A. C. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.