Italiani gjen babanë e tij në Turqi pas 36 vjetësh

Osman Zerey kurrë nuk e kishte menduar se do të ribashkohej me djalin e tij që u detyrua të linte në Itali 36 vjet më parë.

Marketing

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri turk kishte pak mundësi për ta gjetur atë pasi u dëbua nga vendi evropian në vitin 1985.

Në vend të kësaj, djali i tij Salvatore Napoli, e gjeti babanë e tij pas një kërkimi në mediat sociale.

Të dy u takuan për herë të parë në vite në Fatsa, qyteti i lindjes së Zerey në provincën veriore të Turqisë të Ordu.

Siç bëhet e ditur, Zerey kishte udhëtuar në Milano të Italisë në vitin 1979 për punë dhe takoi gruan e tij italiane atje.

Të dy kishin një fëmijë, por kur skadoi leja e punës së Zerey në Itali, ai u dëbua në Turqi, ndërsa djali i tij ishte dy vjeç.

Gruaja e tij nuk pranoi të shkonte në Turqi, e as nuk e lejoi Zerey të vizitonte djalin e tyre.

Por djali i tij filloi të kërkonte për babanë e tij pasi nëna e tij vdiq, por e vetmja gjë që ai dinte për babanë e tij ishte një fotografi dhe emri i tij.

Napoli i shtoi të gjithë me atë emër në mediat sociale miqve të tij dhe kontaktoi secilin person.

Më në fund, ai takoi një burrë, i cili më vonë doli të ishte djali i Osman Zerey nga martesa e dytë e këtij të fundit.

Napoli hipi menjëherë në një aeroplan për në Turqi dhe vizitoi Zerey.