Është mësuar e ardhmja e Philippe Coutinho.
Coutinho gjatë tërë verës është lidhur me një largim nga Barcelona.
Megjithatë trajneri i ‘Blaugranëve’ Ronald Koeman e ka bërë të qartë se ai llogarit në mesfushorin brazilian.
Koeman konfirmoi të ardhmen e tij gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos.
“Coutinho nuk është ftuar për ndeshjen e ardhshme sepse mendoj që nuk është ende gati, i duhet edhe një javë të ushtrojë me ekipin para se të ftohet”, tha fillimisht ai.
“Ai mund të bëhet futbollist i rëndësishëm për ne, filloi të luajë vitin e kaluar por ishte i pafat dhe u lëndua, unë vërtetë llogarisë në shërbimet e tij këtë sezon”, përfundoi Ronald Koeman.
Kështu Koeman i jep fund spekulimeve për brazilianin, i cili do të mbetet në Spanjë.