Shoqata e Turizmit dhe e Hotelerisë kërkon që institucionet t’u lejojnë hyrjen nëpër restorante dhe kafene edhe personave të cilët kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e kaluar, e jo vetëm atyre që janë vaksinuar plotësisht, që kanë test negativ PRC apo 45 ditë nga shërimi. Sipas tyre, vetëm kështu nuk do të izolohen personat që tashmë e kanë kaluar virusin dhe kanë krijuar imunitet. Objektet gastronimike ankohen se gjatë këtyre ditëve po përballen me zvogëlim të vëllimi të punës, e masat, sipas tyre, po rrisin dukshëm mundësinë për falsifikimin e vërtetimeve të vaksinimit.
“Të punësuarit në objektet hotelierike nuk kanë asnjë autorizim që mysafirëve t’u kërkojnë dokumentet e identifikimit, kështu po vërehet interesimi në rritje për falsifikimin e vërtetimeve të vaksinimit, apo edhe të vërtetimeve që e kanë kaluar virusin. Por, nëse konstatohet një gjë e tillë, përgjegjësia duhet të bie mbi personat që kanë falsifikuar dhe jo mbi të punësuarit në objektet hotelierike.”,- deklaroi zëvendëskryetari i Shoqatës së Turizmit dhe Hotelierisë, Martin Angelovski.
Ata kundërshtojnë edhe masën për kalimin e kufirit me pasaportë Kovid apo test negativ PCR të 72 orëve të fundit. Kërkojnë që kjo masë të përfshijë edhe personat që kanë qenë pozitivë në 6 muajt e fundit dhe me një test negative, të ndërpritet karantinimi i obligueshëm 7 ditor për ata që hyjnë pa dokumentet e kërkuara.
“Qytetarët në pikat kufitare gjatë hyrjes të marrin dokument për izolim 7 ditor, por pasi të dorëzojnë testin e PCR negative gjatë 24 orëve të ardhshme kjo masë të ndërpritet. Po ashtu duhet që brenda hapësirave ndërkufitare të ofrohet mundësi për realizimin e testit PCR, me çmime të volitshme.”,- tha anëtarja e shoqatës, Ana Marija Aleksova.
Këto propozime Shoqata ia ka dorëzuar Qeverisë së cilës i rekomandojnë që kur merr masa të tilla, të mendojë jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit kolektiv por edhe për zvogëlimin e pasojave në ekonomi.