Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit me gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Për 24 orë janë regjistruar 674 raste pozitive nga 4.618 testime të realizuara.
Si pasojë e sëmundjes, jetën e kanë humbur 27 pacientë. Janë shëruar 403 persona.
Raste aktive në vend janë 14.360.
Që nga fillimi i epidemisë nga Covid-19 janë sëmurë 175.330 persona. Prej tyre janë shëruar 155.101 pacientë, kurse jetën e kanë humbur 5.869 persona.