Duke e dëgjuar Hekuranin paraprakisht më nxiti të flasë diçka tjetër nga ajo që kisha planifikuar të flas para jush. Dua të përshëndes këtu shumë njerëz me të cilët kemi ardhur këtu të shoqërojmë prijësin e kombit shqiptar, rilindësin e fundit Ali Ahmetin, në mbështetje të Hekuran Dukës. Bashkë me ne është shqiptari me postin më të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryetari i kuvendit, z. Talat Xhaferi, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, Fatmir Besimi ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë, deputetja e zonës dhe të gjithë ne kemi ardhur këtu bashkë që t’ju kërkojmë juve fjalën, besën dhe votën për Fuatin dhe Hekuranin. Kështu e nisi sonte fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të BDI-së në Dibër ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Hekuran Duka dhe lista e këshilltarëve.
Grubi me këtë rast pyeti publikisht dibranët se si ka mundësi që ai dhe kolegët e tij të tjerë që vijnë nga qytete tjera të ju tregojnë dibranëve se çka është e mirë për Dibrën!
“Si mund ta di unë, Fatmiri, Bujari, Kreshniku, Jetoni e Naseri se ç’duan dibranët në të vërtetë duke jetuar në Shkup? Dibranin e nderon ai që jeton në Dibër, sepse ai ja din hallin, ai e ngushëllon dibranin në vështirësi, ai gëzohet me dibranin në lumturinë e vet. Ai që jeton në Dibër, ai që çdo ditë e kalon me ju. Ai e di se çfarë vërtetë ju duhet juve. Nuk mund të vij unë nga Shkupi dhe t’ju them se diçka për Dibrën që do të bëjmë më mirë pa ju pyetur juve, pa jetuar me huve, pa i ndarë hallet me juve, nuk bëhet ajo punë zonja dhe zotërinj,” është shprehur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=371585264661755&t=0