Çështjet bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes, Ramadani: Është krijuar një klimë pozitive

Raportet midis Sofjes dhe Shkupit duket të jenë zbutur për disa nuanca, thotë analisti politik Ismet Ramadani. Tezën e tij Ramadani e mbështet në përafrimin e qëndrimeve të lidhura me historinë, ndërkaq çështja e gjuhës dhe identitetit, vazhdojnë të jetë kërkesa absudre nga pala bullgare.

Marketing

Fakti që Sofja kërkon inkorporim të bullgarëve në kushtetutën e vendin, jep një sinjal të vogël për pranimin e së vërtetës historike në të dyja shtetet, shton Ramadani.

“Kërkesat të cilat po përsëriten jashta kërkesës për identitet dhe për gjuhën maqedonase, pra që kanë të bëjnë me fashizmin, pllakave përkujtimore mandej sa i përket kërkesës së fundit pëe vendosjen e pakicës bullgare në kushtetutë, unë mendoj se janë çështje që mund të bisedohen. Vetë fakti se kërkojnë pakica të vendoset në kushteutë, pra pakica bullgare, atëherë pranohet një e vërtetë se bullgarët dhe maqedonsait kanë historinë evet, kulturënë e vetë” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Bisedimet duhet të vazhdojnë shton për TVM2 Ismet Ramadani, pavarisht kërkesave të shumta nga qarqet akademike për ndërprerje të negociatave, në periudhen kur dy shtetet janë në faze zgjedhore.

“Duhet të vazhdohen bisedimet, në asnjë mënyrë nuk duhet të biem në grackë të disa dhe intelektualëve, kisha thanë edhe akademikëve të cilët thërrasin që të ndërpriten krejtësisht biseidme,t sepse aty ku ndërpriten bisedimet vjen në shprehje diçka që është më e keqe dhe e dëmshme për shtetinn tonë që mund të shkojë në ndonjë armiqësi e cila shumë vështirë mund të sanohet pastaj mes Maqedonsië dhe Bullgarisë” – u shpreh analisti politik, Ismet Ramadani.

Ramadani është i mendimit se kyçja më e fuqishme e miqve ndërkombëtar në tejkalimin e dallimeve mes dy shteteve, përforcon mundësinë për të arritur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. (TVM2)