Në lidhje me qasjen skandaloze të Albi Nakos, prezantueses Erjona Rusi dhe Risejda Sejdiut ndaj një vajze tetë vjeçare, konkurente në “T’ka mami yll”, ka reaguar edhe Dafina Zeqiri.
Këngëtarja është treguar e ashpër në kritikën e saj të cilën e ka bërë për secilin nga dy personazhet kryesore ndaras.
“Së pari televizionet të cilët i japin rast personave si ti me pas një vend në juri dhe me i bullizu fëmijët, femrat e tjerë është e tmerrshme. Ti ke nevojë për ndihmë. Kërkush tjetër” – është shprehur Dafina për Albin.
Ndërkaq për Erjonën ka deklaruar:
“Të gjithë këto hashtags dhe bullizon një fëmijë. Seriozisht e ke?”