Ky është komenti i Komisioni Evropian për dorëheqjen e Zaevit

MPB-ja ka kërkuar reagim për dorëheqjen e kryeministrit Zaev, por Komisioni Evropian ka komentuar shkurt se vendi “duhet të vazhdojë me reformat e BE-së”, pa detaje të tjera.

Marketing

Sa i përket vetë zgjedhjeve, Komisioni Evropian vlerëson se, bazuar në raportin e OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet ishin konkurruese dhe se liritë themelore u respektuan. Administrata zgjedhore nuk po arrin të adresojë “disa mangësi administrative që nga raundi i parë”.

“Megjithatë, retorika negative dhe pretendimet se ka pasur presion mbi votuesit dhe kandidatët vazhduan të ndikojnë në zgjedhje”, tha për MPB-në, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anna Pisonero.