Bujar Osmani rikthen profilin zyrtar në Twitter

FAQJA E TIJ ISHTE CAK I HAKERËVE SHELDON THE SNIPER

Marketing

Ministria e Jashtme ka njoftuar se një ditë pas sulmit kibernetik, profili zyrtar I Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit sërish është nën kontrollin e shefit të diplomacisë dhe ekipit të tij.

Pas sulmit të hakerëve, në profil u paraqit emri i tregtarit me kriptovaluta dhe analistit të bursave Sheldon the Sniper.

Nga Ministria e Jashtme kanë thënë se përvec disa postimeve të fshira nuk janë vërrejtur keqpërdorime serioze.

Analizat flasin se gjatë sulmit në profilin zyrtar në Tuitter, Ministri Osmani ka humbur tre ndjekës dhe se ka hequr dorë nga ndjekja e 27 profileve në këtë rrjet social. Rasti ishte paraqitur në MPB si dhe në adresat përkatëse të rrjetit Twitter./