Chelsea bën ofertë për mbrojtësin e Realit

Chelsea ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin e Real Madridit, Eder Militao – por Los Blancos nuk duan të shesin brazilianin, raporton ‘El Nacional’.

Marketing

Militao luftoi për qëndrueshmëri pas lëvizjes së tij nga Porto në vitin 2019, por ka lulëzuar nën drejtimin e Carl Ancelotti këtë sezon, duke ngjallur interes nga një mori skuadrash evropiane.

Megjithatë, Reali nuk ka ndërmend ta lërë 23-vjeçarin të largohet dhe planifikon t’i ofrojë atij një kontratë të re me një klauzolë të madhe lirimi në mënyrë që të largojë pretenduesit e mundshëm.

Chelsea në anën tjetër ende është e paqartë për të ardhmen e mbrojtësit Rudiger, i cili deri më tani ende nuk ka dhënë sinjale për zgjatjen e kontratës dhe nëse gjermani nuk arrin të rinovojë atëherë blutë do të mendojnë për një alternativë në mbrojtje.