Zv/drejtori i Policisë tregon se kush ishte cak i sulmit në Deçan

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka folur lidhur me rastin ku u sulmua një autobus në Gllogjan të Deçanit.

Marketing

Elshani, në një konferencë për medie deklaroi se cak i këtij sulmi mund të ketë qenë një person specifik, duke mënjanuar spekulimet për një akt terrorist.

“Nuk kemi ndonjë arsye të besojmë se kemi të bëjmë me akt terrorist. Ka mundësi që cak ka qenë dikush specifik në atë vend, sidoqoftë një person është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.
“Janë tre të vdekur dhe një i plagosur. Policia është duke i hetuar të gjitha pistat e mundshme. Nuk kemi diçka të re të themi. Iu shprehemi ngushëllime familjeve të të vdekurve”, ka shtuar tutje Elshani.