Osmani: Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj sigurisë

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me tragjedinë e shkaktuar në Gllogjan të Deçanit, ku kanë mbetur të vdekur tre persona dhe një i plagosur.

Marketing

Osmani, me anë të një postimi në ‘Facebook’ u ka shprehur ngushëllime familjarëve, si dhe ka ftuar organet e rendit që sa më shpejt të gjejnë autorin e ngjarjes, shkruan lajmi.net.

“Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin. Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë”, deklaroi Osmani.

“Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, tha tutje Osmani.

Marketing