Simovski: 300 mijë mërgimtarë nuk janë regjistruar

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, në edicionin e lajmeve në “TV Telma”, tha se pret që regjistrimi i kryer të tregojë se rreth 300.000 mërgimtarë jashtë Maqedonisë kanë shtetësi, por nuk janë regjistruar.

Marketing

Regjistrimi përfundoi në shtator, ndërsa për përpunimin e të dhënave duhet së paku gjysmë viti.
“Është përpunim që duhet të zgjasë pak kohë. Në regjistrimet e mëparshme, më të hershmet ishin një vit e gjysmë, dhe disa zgjatën dy vjet. Gjashtë muaj është periudhë e shkurtër”, tha Simovski.

Ai shtoi se rezultatet do të dihen vetëm kur të përfundojnë të gjitha fazat e përpunimit.

Simovski deklaroi se ESHS ka ankesa për dhjetëra qytetarë në MPB që refuzuan të regjistrohen. Ata që nuk ishin në shtëpi do të gjenden përmes regjistrave.

Ndryshe, regjistrimi që u mbajt në muajin shtator, përfshiu 1,833,000, ndërsa 205.000 të tjerë u regjistruan jashtë vendit.