Një grua ruse e cila po qëndronte në një shesh në Moskë, ku kishte protestues kundër luftës në Ukrainë, ajo u deklarua para kamerave se nuk po i përkrah këto protesta dhe se ishte pro qeverisë ruse, por befasisht arrestohet nga regjimi i Putin, transmeton Gazeta Metro.
Në një video që ka shpërndarë agjencia e lajmeve ‘NEXTA’, nga protestat e qytetarëve rus kundër luftës në Ukrainë, një qytetare deklarohet se e mbështetë qeverinë ruse.
Por çuditërisht, menjëherë pas kësaj deklarate gruaja arrestohet nga forcat ruse në sheshin e Moskës.
“Në Sheshin e Kuq, ku sot po mbaheshin mitingjet kundër luftës, një grua donte t’i tregonte një gazetari se ajo mbështeste qeverinë aktuale, por ajo u arrestua nga policët rus.”, raporton kjo media.
On the Red Square, where anti-war rallies were being held today, a woman wanted to tell a reporter that she supported the current government, but she was detained. pic.twitter.com/9ITgtjQP62
— NEXTA (@nexta_tv) March 13, 2022