Bezhovska: Inflacioni do të rritet, por nuk do ta çojë vendin në recesion

Muajin e ardhshëm do të dihet nëse do të ketë edhe një rritje të normës së kamatës, nga e cila varen kamatat e kredive të qytetarëve. Në konferencën e tetë hulumtuese, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Bezhovska, theksoi se në periudhën e ardhshme do të bëhet skanimi i politikës monetare, pas së cilës do të vendoset nëse dhe çfarë masash do të ndërmerren për zbutjen e inflacionit, shkruan Alsat.

Marketing

BPRM-ja dy javë më parë e rriti normën e kamatës për 0,25 pikë përqind, por deri më tani bankat nuk kanë bërë korrigjime të kamatave të kredive.

“Janë duke u zhvilluar projeksione të reja makroekonomike në të cilat bëjmë një vlerësim të plotë të detajuar të të gjitha segmenteve të ekonomisë, jo vetëm të rritjes ekonomike dhe inflacionit. Presim që të jetë në mesin e muajit të ardhshëm dhe do të rishqyrtojmë politikën monetare. Në këto kohë është e nevojshme të rishikohet me vigjilencë politika monetare në mënyrë të vazhdueshme, dhe cili do të jetë pozicioni ynë, si do të reagojmë dhe me cilat instrumente do të varet nga të gjitha të dhënat më të fundit, që do ti kemi në dispozicion”, deklaroi Anita Angelovska- Bezhovska- Guvernatore e BPRM.

Rritja e inflacionit pritet të vazhdojë si në vendin tonë ashtu edhe në ekonominë globale, por kjo nuk do ta çojë vendin në recesion, thotë Bezhovska, prandaj në afat të shkurtër Qeveria duhet të ndërmarrë masa për ndihmë. Vendi do të marrë 100 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve, të cilat do të duhet të përdoren për qëllime të përcaktuara saktësisht.

“Banka Evropiane e Investimeve ka në plan të mbështesë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Përveç financimit të ndërtimit të rrjeteve energjetike më të sigurta dhe të larmishme, ne po ndihmojmë rajonin të rrisë rrezistencën ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe të zhvillojë projekte të reja të qëndrueshme brenda tij”, tha Liljana Pavlova- Nënkryetare e BEI-së.

Për negociatat që i kishte një javë më parë ministri i financave Fatmir Besimi, dhe guvernatorja e FMN-së për kredi, Bezhovska nuk theksoi se sa do të marrë hua vendi dhe ku do të shpenzohen paratë, sepse janë në dorë të politikës fiskale.