Në pritje për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim

Anëtari i Këshillit Grevist, Zenun Nimani në “21 Drejtpërdrejt” të RTV21, tha se janë në pritje për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim

“Prej fillimit kur janë marrë hapat e parë me këto kërkesa, kemi qenë në konsullta të vazhdueshme me anëtarësi. Ka pasur disa kërkesa të këshillëve të prindërve dhe tash edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive të të Drejtave të Njeriut, por kemi pasur kërkesa edhe prej anëtarësisë që të merret një masë”, tha Nimani.

Marketing

“Ne sot, si këshill grevist i SBASHK-ut, e kemi përcjell një kërkesë tek anëtarësia, ua kam përcjell edhe mediave. Presim që deri nesër mbasdite të marrim një konfirmim se a i përkrahin masat që kemi caktuar në atë njoftim. Do të shohim se si më tutje”, shtoi ai.