Bilalli Zendeli: Partitë maqedonase e pengojnë procesin e vetingut

Profesorja universitare dhe deputete e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli në emisionin Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibraimi u shpreh se procesi i vetingut është shumë i rëndësishëm dhe i domosdosshëm për vendin. Sipas saj, duhet njëherë e mirë të pastrohen institucionet dhe shtoi se partia e saj ka qenë prej më herët për një veting të plotë. Megjithatë, sipas saj, ligji për veting që ka kaluar në lexim të parë në mandatin e kaluar, po pengohet nga partitë maqedonase.

Marketing

“Me aq sa jam e informuar unë, janë partitë maqedonase ata që bëjnë probleme për procesin e vetingut”, deklaroi Bilalli Zendeli.