Barcelona feston në “El Classico” kundër Real Madridit

Barcelona e ka fituar “El Classicon” kundër Real Madridit në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Marketing

“Katalunasit” fituan 2:1 ndaj Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me golin e fitores të arritur në minutat shtesë, shkruan lajmi.net.

“Mbretërit” kaluan në avantazh vetëm pas nëntë minutave lojë me autogolin e Araujos.

Mbrojtësi i Barcelonës dërgoi topin në rrjetë pas devijimit të topit të goditur nga Vinicius në krahun e majtë.

Megjithatë, gabimin e Araujos e përmisoi Sergio Roberto që barazoi rezultatin në minutën e 45-të.

Los Blancos gjetën rrugën e golit të dytë në minutën e 80-të kur Asensio dërgoi topin brenda kuadratit të portës së Ter Stegen, por pas rishikimit nga VAR-i u anulua për pozitë jashtë loje.

Kur të gjithë po bëheshin gati që pikët të ndahen, kështu nuk mendoi Kessie që topin e asistuar nga Balde e dërgoi në rrjetë në minutën e dytë shtesë të ndeshjes.

Barcelona tani ka 68 pikë në pozitën e parë, 11 më shumë se Real Madridi që është i dyti me 56 pikë.