Bërnabiq paralajmëron dorëheqje nga posti i kryeministres së Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter se është e gatshme të japë dorëheqje.

Marketing

Ajo po fajëson “industritë mediale” për këtë, raporton Danas.

“Duke marrë parasysh shkrimet e mediave manjate, sa për të qenë të qartë – jam gati të jap dorëheqjen në çdo moment, pasi presidenti Vuçiq e di këtë dhe, për momentin, refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje. Ju dëshironi zgjedhje – nuk ka problem, ne jemi gjithmonë gatshëm për zgjedhje. Unë sigurisht i qëndroj besnik Serbisë dhe Vuçiqit”, ka deklaruar ajo.