Moti i keq ‘godet’ Turqinë, shirat e dendur përmbytin Ankaranë

Reshjet e dendura të shiut, por edhe breshëri shkaktuan përmbytje të mëdha në Ankara.

Marketing

Sipas Anadolu Agency, në kryeqytetin e Turqisë nga mesdita kanë nisur stuhi të forta dhe breshëri, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.

Sasitë e mëdha të ujit që binin nga shiu i dendur u kthyen shumë shpejt në lumenj, rrugë, nënkalime dhe shumë zona në pak kohë u përmbyten.

Shumë njerëz u bllokuan në makinat e tyre nga përmbytjet në kryeqytetin turk dhe u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe civilët.

Disa makina u rrëmbyen nga uji përpara tregut Yenisehir në lagjen Cankaya. Kazımkarabekir, Gazi dhe nënkalimet e tunelit në stacionin hekurudhor të Ankarasë u mbyllën si masë paraprake.

Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë e Turqisë kishte paralajmëruar për reshje të dendura shiu pasdite në Ankara, ndaj autoritetet në kryeqytet ishin në gatishmëri të lartë.