Të shtëna në një shkollë në Bosnjë, nxënësi qëllon mësuesin në kokë, të plagosur të tjerë

Një nxënës në një shkollë fillore në Lukavac të Tuzllës në Bosnjë-Hercegovinë qëlloi sot me armë zjarri në një shkollë, ku cak ishte një mësues i kësaj shkolle, raportojnë mediat boshnjake.

Marketing

Mësuesi i plagosur i anglishtes me inicialet N.O. është dërguar në spital, që u godit me plumb në qafë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mediat boshnjake thonë se sulmuesi është një ish-nxënës i shkollës, i cili ishte transferuar nga kjo shkollë për shkak të sjelljes së keqe. Sipas portalit klix.ba, nxënësi pas të shtënave menjëherë është arrestuar.

Është gjetur edhe arma me të cilën ka kryer sulmin. Policia ende nuk ka bërë të ditur detaje për rastin, duke bërë të ditur se nga terreni po mblidhen informacione operative.

Siç rezulton bëhet fjalë për nxënësin G.M.(2008), i cili për sjelljen e tij mjaft të keqe është transferuar nga një shkollë fillore në tjetrën. Mëngjesin e sotëm nxënësi ka ardhur i armatosur në shkollë dhe ka kërkuar arsimtarin N.O, të cilin e ka qëlluar në kokë.

Kryetari i komunës së Llukavacit, Edin Deliq ka bërë të ditur se ka edhe persona tjerë të lënduar.

“Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të bëjnë panikë. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë”, ka thënë Deliq në Facebook.