Vuçiq: 3 policët ishin 1.8 km brenda kufirit tonë

“Situata është e tensionuar dhe drejt një rruge pa kthim”. Kjo është deklarata e ashpër e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në lidhje me arrestimin e 3 oficerëve të policisë së Kosovës, ngjarje kjo që ka ndezur dhe më tej tensionet mes dy vendeve.

Marketing

Lideri serb mbrojti gjatë deklaratës edhe tezat e mëhershme të zyrtarëve të tjerë serbë, se 3 policët e Kosovës u ndaluan 1.8 km brenda kufirit të Serbisë.

“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me armë të gjata”, tha Vuçiq.

Presidenti serb gjithashtu mohoi se ushtria e Serbisë ishte 20 kilometra larg vendit të arrestimit, duke mohuar përfshirjen e saj në këtë ngjarje.

Liderët e Kosovës e kanë dënuar këtë veprim të Serbisë, të cilin e kanë cilësuar si akt agresioni. Ata kanë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të reagojë fuqishëm për lirimin e 3 policëve.

Më tej, lideri serb shtoi se situata aktuale është e tensionuar dhe akuzoi Kurtin se kërkon të shkaktojë konflikte.

“Jemi në udhëkryq a do të vazhdojmë të kemi paqe ose jo. Albin Kurti, se me çdo kusht dëshiron të shkaktojë luftë dhe konflikte. Do të shohim se cilat ishin qëllimet e vërteta të të arrestuarve”, tha Vuçiq.