Zhduket pajisja zhytëse që dërgon turistët afër Titanikut, ende s’dihet sa njerëz ishin në të

Një pajisje zhytëse, e përdorur për t’i dërguar turistët te pjesët e fundosura të anijes Titanik, është zhdukur në Oqeanin Atlantik.

Marketing

Roja Bregdetare e Bostonit, ka thënë për transmetuesin britanik BBC, se operacioni i kërkim-shpëtimit është duke u zhvilluar në bregun e Njufaundllendit.

Ende është e paqartë sa njerëz kanë qenë në pajisjen zhytëse, në momentin kur ajo është zhdukur.

Përmes saj, turistët dhe ekspertët mund t’i shohin prej afër pjesët e fundosura të Titanikut, rreth 3.800 metra nën sipërfaqe të oqeanit.

Kompania private, që i organizon këto ekspedita ujore, OceanGate Expeditions, e ka konfirmuar se një pajisje e saj është zhdukur me njerëz në të.

“Ne jemi duke kërkuar dhe jemi mobilizuar për ta nxjerr ekipin të sigurt”, ka thënë ajo përmes një deklarate.

Kompania u kërkon turistëve 250.000 dollarë për të siguruar një ulëse në ekspeditën tetëditore, për të parë rrënojat e anijes së famshme.

Në pajisjen zhytëse mund të jenë pesë persona, përfshirë pilotin, tre turistë dhe një “ekspert të përmbajtjes”.

E gjithë ekspedita zgjat rreth tetë orë.

Rrënojat e Titanikut janë 3.800 metra nën sipërfaqe të Atlantikut.

Ato gjenden rreth 600 kilometra larg brigjeve të Njufoundllendit në Kanada.

Për Titanikun janë kryer kërkime të shumta, prej kur është zbuluar nën oqean, më 1985./REL