E ardhmja mes Chelsea dhe Interit, Pochettino ka një mesazh për Lukakun

Mauricio Pochettino ka folur në lidhje me të ardhmen e Romelu Lukakut. Sulmuesit belg i përfundoi huazimi tek Interi, por ende nuk dihet nëse do të qëndrojë te Chelsea.

Marketing

Pasi zikaltrit e duan sërish pjesë të tyren. Nënkampionët e Europës propozojnë huazimin me detyrim blerjeje për shumën 35 milionë euro. 5 tani dhe 30 vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, tekniku i ri i “Bluve të Londrës”, ka këtë mesazh për goleadorin 30-vjeçar: “Të gjithë e dinë se çfarë mendojmë ne në lidhje me këtë çështje. Lukaku do të kthehet më 12 ose 13 korrik për të nisur fazën përgatitore.

Nëse deri në atë datë ai do të jetë ende lojtar i Chelsea, atëherë do të vijë në zyrën time për të më përshëndetur. Njësoj siç veprojnë të gjithë futbollistët e tjerë. Pres ta bëjë edhe ai”, u shpreh argjentinasi.

Lojtari belg dëshiron të rikthehet në Serie A tek Interi. Dhe po shpreson që këto ditë të arrihet marrëveshja mes dy klubeve për të vijuar aventurën italiane.