WhatsApp sjellë RISI

WhatsApp është gati të na sjellë një update të ri që lidhet me privatësinë për anëtarët e grupeve të krijuar në aplikacion.

Marketing

Funksionaliteti i ri që është ende në testim, do t’i lejojë përdoruesit të fshehin numrat e tyre të telefonit kur i bashkohen një grupi.

Ky update do quhet “privacy number of phone” do jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në Android dhe iOS.

Me këtë, përdoruesit mund të marrin pjesë në grupe dhe të dërgojnë mesazhe duke fshehur emrat dhe numrat e tyre të telefonit nga anëtarët e tjerë.

Aplikacioni në pronësi të Meta-s nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht se kur synon të bëjë funksionin të disponueshëm për të gjithë përdoruesit.